Kushtet e Përdorimit dhe Politika e Blerjeve – Bellywell.shop

Kompania
Bellywell.shop është një platformë online e  përkushtuar në ofrimin e planeve ushqimore cilësore për humbje peshe dhe mirëqenie. Ne synojmë t’ju ndihmojmë të arrini qëllimet tuaja shëndetësore me produkte të personalizuara dhe mbështetje të vazhdueshme.


Pagesat

Për t’ju lehtësuar blerjen dhe për t’ju ofruar fleksibilitet, Bellywell.shop mbështet këto katër forma të pagesës:

  1. Pagesa online me debit ose kredit kartelë përmes sistemit të sigurt STRIPE. Pagesa kryhet gjatë përfundimit të porosisë me të dhëna tërësisht konfidenciale. Pagesat pranohen nga të gjitha bankat komerciale aktive në Kosovë dhe jashtë saj.
  2. Pagesa me këste përmes programeve kreditore që ofron banka juaj (nëse është e disponueshme).

  3. Transfer bankar, përmes platformës bankare të klientit, në xhirollogarinë e kompanisë .


Porositë

Porositë realizohen ekskluzivisht përmes faqes sonë zyrtare: www.bellywell.shop

  • Pas përfundimit të porosisë, ajo nuk mund të ndryshohet, për shkak të natyrës digjitale dhe personalizuese të produkteve tona.

  • Anulimi i porosisë mund të bëhet vetëm nëse produkti ende nuk është dërguar. Për anulim, kontaktoni shërbimin për klientë në email : info.bellywell@gmail.com.

  • Pas pranimit të porosisë, bëhet shqyrtimi dhe konfirmimi brenda 2 orëve përmes emailit.

  • Dorëzimi i produkteve bëhet brenda 24-48 orëve, varësisht nga koha dhe vendndodhja e klientit. Gjatë festave apo vikendeve, mund të ketë vonesa të lehta.


Produktet

Të gjitha produktet në Bellywell.shop janë plane ushqimore të personalizuara që përgatiten me përkushtim dhe përputhje me përshkrimet e dhëna në faqen tonë.

  • Për secilin produkt ofrohen detaje të plota dhe përshkrime të qarta.

  • Klientët inkurajohen të lexojnë me kujdes çdo informacion para se të bëjnë porosinë.

  • Në rast të paqartësive, ekipi ynë i shërbimit ndaj klientëve është i gatshëm të ndihmojë në çdo kohë.


Dërgesat

  • Koha standarde e dërgesës është 24 deri në 48 orë pas konfirmimit të porosisë.

  • Në periudha të ngarkuara (festat zyrtare dhe vikendet), dërgesa mund të zgjasë më shumë.

  • Ju do të njoftoheni me email për statusin e porosisë suaj.


Kthimet dhe Rimbursimet

Bellywell.shop ofron kthime vetëm në rastet kur:

  • Produkti nuk është në përputhje me përshkrimin në faqe

  • Produkti është i dëmtuar apo ka defekte teknike

Shënim: Për shkak të natyrës digjitale dhe personalizuese të produkteve tona (plane ushqimore dhe programe individuale), kthimet dhe rimbursimet nuk janë të vlefshme me perjashtim ne rastet nëse produkti është dërguar siç është përshkruar.

Procedura e kthimit:

  1. Brenda 72 orëve (3 ditëve) nga pranimi i produktit, klienti duhet të kontaktojë në emailin: info.bellywell@gmail.com ose në numrin e kontaktit të shërbimit për klientë.

  2. Duhet të bashkëngjitni kuponin fiskal të blerjes.

  3. Stafi ynë do të shqyrtojë kërkesën dhe do t’ju kontaktojë për hapat e mëtejshëm.

  4. Nëse kërkesa pranohet, rimbursimi do të kryhet brenda 7 ditëve pune në të njëjtën metodë pagese që është përdorur.


Të drejtat e konsumatorit

Çdo klient i Bellywell.shop ka të drejtë të:

  • Pajiset me fatura të rregullta për çdo porosi

  • Kërkojë informata shtesë për produktet para blerjes

  • Lirohet nga komunikimet marketing përmes butonit “unsubscribe” në fund të çdo emaili të dërguar nga ne


Për çdo pyetje, ankesë apo sugjerim, mos hezitoni të na kontaktoni në:

📧 Email: info.bellywell@gmail.com